Kronika

Guardia di Finanza: Shqipëria sukses, reduktohet ndjeshëm sipërfaqja e kultivuar me kanabis

Shqipëria ka shënuar suksese të prekshme në luftën kundër drogës, ku sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë.

Shifrat u publikuan nga Guardia di Finanza gjatë prezantimit sot në Tiranë, të raportit vjetor për kultivimin e kanabisit  nga “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis”.

Në raport thuhet se janë evidentuar 4 444 rrënjë të kultivuara gjatë 2017-ës, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë, ndërsa janë gjetur 90 sipërfaqe të mbjella nga 2086 të një viti më parë.

Sipas raportit, sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë rreth 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë.

Ministri i Brendshëm, italian Marco Minniti, deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit, se duhet të goditen të paprekshmit.

Duke e cilësuar histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, në operacionin kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm italian u shpreh se sfidë mbetet të luftohen krerët e trafikut të drogës.

“Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”, tha ministri Minniti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button