☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Hahn: Shqipëria mbështetje të madhe nga vendet e BE për rezultatet premtuese nga vetingu

Shqipëria duhet të vazhdojë punën për procesin e reformave.

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn në një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama tha se, “një nga arsyet pse Shqipëria pati një mbështetje kaq të madhe nga vendet anëtare të BE ishte pikërisht për rezultatet e para premtuese të procesit të vetingut. Por kjo duhet të vazhdojë sepse ka ende elemente të tjerë të procesit që duhet të përfundojnë”.

“Tani”, vijoi Hahn, “është detyra horizontale për të gjithë qeverinë dhe administratën që të merren me procesin e screening sepse këtu kemi të bëjmë me fusha të ndryshme, të cilat mbulohen nga këto 35 kapituj për të parë se sa situata ligjore në Shqipëri është në përputhje me Acqui-n e BE-së dhe çfarë duhet të bëhet. Pra sa më shumë, sa më mirë dhe sa më shpejt ta bëjmë këtë punë së bashku aq më mirë do të jemi të përgatitur dhe të pajisur pastaj për negociatat zyrtare. Kjo është një punë e rëndësishme që gjithsesi duhet bërë. Pra ne jemi si të themi tani në fillim në fakt të gjithë procesit dhe kjo është përcaktuar shumë qartë nga Këshilli se Komisioni duhet të fillojë menjëherë përgatitjet për negociatat. Gjë që duhet bërë dhe kjo ka ndodhur për të gjithë vende kandidate në të kaluarën”, tha Hahn.

I pyetur për marrëveshjen me Greqinë, Hahn theksoi se deklaratat e tij janë keqkuptuar.

“Siç e kemi thënë qartë në strategjinë e përbashkët që kemi nxjerrë në shkurt të këtij viti Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka konflikte të pazgjidhura me një prej vendeve fqinje. Gjë që ka përshpejtuar negociatat në disa vende. Zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është një shembull. Përpara ka pasur një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, një vit më parë për të pasur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Madje kemi parë edhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm në Kosovë për zgjidhjen e çështjes që kanë me Malin e Zi. Në të njëjtën frymë, Shqipëria është në negociata me Greqinë. Kjo është diçka që duhet bërë në nivel bilateral dhe ndodh në këtë nivel bilateral pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje nga ana jonë. Preferoj të mos bëj ndonjë koment tjetër. Më vjen keq që ka pasur keqkuptime sepse mendoj se kjo ka pasur të bëjë me sqarim për vijën kufitare, asgjë më shumë asgjë më pak dhe nuk mendoj se është një gjë e madhe. Unë jam i bindur se pas nja dy javësh gjithçka mund të bëhet”, tha Komisioneri Hahn.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.