☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,556 ▲ +0.27% ETH $2,252 ▲ +1% XRP $1.2497 ▲ +0.24% SOL $96.0700 ▼ -0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar risitë më të fundit të asistentit virtual Diella në platformën e-Albania, duke bërë të ditur zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe funksioneve të tij.

Sipas Ramës, përmes versionit të ri të platformës e-Albania 4.0, qytetarët do të mund të përfitojnë shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta, pa pasur nevojë të presin gjatë për përfundimin e procedurave.

Një fokus i veçantë i është kushtuar pensionistëve, për të cilët Diella do të ofrojë deri në 19 shërbime, ndërsa një tjetër risi është identifikimi përmes syve, që synon të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve me platformën.

Rama bëri të ditur gjithashtu se risitë do të vijojnë edhe në të ardhmen, duke ftuar qytetarët të njihen me funksionet e reja të asistentit virtual dhe të përdorin shërbimet e-Albania përmes komandave të thjeshta.

“Diella kalon në një pozicion shumë aktin i bën më shpejt gjërat dhe duhet të presësh vetëm pak minuta që të vijë i gjithë shërbimi. Kemi një komponent shumë të rëndësishëm në e-Albania 4.0 që kanë në të bëjë me pensionistët, Diella është vetëm një klik larg dhe gjeron deri në 19 shërbime.

Është shumë e rëndësishme edhe identifikimi me sy, që lehtëson shumë ndërveprimin me e-Albania. Ka edhe surpriza të tjera në vijim. Por, sot Ramë dakord që t’u themi të gjithëve që prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës dhe e keni e-Albanian në dispozicionin tuaj me vetëm një komandë të thjeshtë dhe Diella bën të gjithë shërbimin”, u shpreh kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.