Europa
Hamasi hiqet nga lista e zezë e BE-së
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka anuluar vendimin e bllokut për të mbajtur Lëvizjen Islamike Palestineze të Hamasit në listën e grupeve terroriste.
Vendimi është bazuar jo në shqyrtimin e veprimeve të Hamasit, por në “fajësimet faktike që rrjedhin nga interneti dhe shtypi”, ka konstatuar gjykata.
Hamasi kontrollon Gazën dhe ka bërë një luftë 50-ditëshe me Izraelin këtë verë.
Grupi po ashtu është përcaktuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, për shkak të sulmeve dhe refuzimit të tij për të hequr dorë nga dhuna.