☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,577 ▼1.85%
DOW 51,838 ▼0.96%
NASDAQ 25,403 ▼2.99%
NAFTA 104.34 ▲2.29%
ARI 3,905 ▼3.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,268 ▼ -4.9% ETH $2,228 ▼ -5.4% XRP $1.2451 ▼ -4.2% SOL $94.8300 ▼ -6.96%
S&P 500 7,577 ▼1.85 % DOW 51,838 ▼0.96 % NASDAQ 25,403 ▼2.99 % NAFTA 104.34 ▲2.29 % ARI 3,905 ▼3.14 % S&P 500 7,577 ▼1.85 % DOW 51,838 ▼0.96 % NASDAQ 25,403 ▼2.99 % NAFTA 104.34 ▲2.29 % ARI 3,905 ▼3.14 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetes së kësaj partie, Flora Brovina.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza e ka përshkruar Brovinën si një grua të fortë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare që, sipas tij, gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Sot na la Flora Brovina. Na la një grua e fortë, një nënë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se Brovina nuk u përkul para vështirësive dhe se për PDK-në dhe njerëzit që e njohën, ajo do të mbetet simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

“Flora nuk u përkul kurrë para vështirësive. Ajo qëndroi me dinjitet, guxim dhe përkushtim deri në fund të jetës. Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, ajo do të mbetet përjetësisht simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka thënë se fjalët janë të pakta për të përshkruar humbjen e saj, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Brovinën.

“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka shkruar Hamza.

“Në emrin tim dhe të PDK-së, të cilës ajo i dha shumë, ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për Flora Brovinën!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.