☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,468 ▲0.17%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,581 ▲ +0.39% ETH $2,333 ▲ +0.11% XRP $1.3119 ▼ -0.42% SOL $100.9200 ▲ +0.38%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Han për vizitë dyditore në Maqedoni

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe me përfaqësues të sektorit qytetar.

Han, siç u konfirmua deri tani zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, njofton MIA.

Në kuadër të vizitës, eurokomisari do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Vizitën në Shkup, eurokomisari Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të realizoj takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Han.

Ai në tuiter si të shkëlqyeshëm e vlerësoi takimin me Osmanin dhe Dimitrovin.

“Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t’i shohim rezultatet nga reformat e mëtejshme deri nga fundi i vitit. Për këtë nevojitet bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke përfshirë edhe opozitën”, tha Han.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.