🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,193 ▲ +0.15% ETH $1,687 ▲ +0.86% XRP $0.9256 ▲ +1.71% SOL $70.5800 ▲ +2.98%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Satelitët tashmë janë më të shumtë se yjet që mund të shihen në qiellin e natës

– Një studim i ri tregon se numri i satelitëve artificialë që kalojnë në netëve në qiell është bërë më i madh se numri i yjeve që mund të shihen me sy të lirë në shumicën e qyteteve britanike, sipas “The Independent”.

Ky fenomen lidhet me zgjerimin e shpejtë të rrjeteve satelitore dhe veçanërisht me projektin “Starlink” të kompanisë “SpaceX”.

Sipas analizës së kryer nga kompania “Accu Components”, e cila ndoqi lëvizjen e më shumë se 15 mijë satelitëve aktivë gjatë shtatë netëve në muajin tetor, në çdo moment të natës mbi qiellin e Britanisë së Madhe kalojnë më shumë se 700 satelitë.

Ky numër tejkalon yjet që zakonisht mund të dallohen me sy të lirë në zonat me ndotje të moderuar nga drita artificiale.

Gjatë një nate të plotë, mbi një qytet mesatar britanik mund të kalojnë rreth 13 mijë satelitë të ndryshëm.

Ndërsa në orbitën e ulët të Tokës numërohen tashmë më shumë se 20 mijë satelitë aktivë, krahasuar me pak më shumë se 1 mijë të tillë një dekadë më parë.

Vetëm vitin e kaluar u lëshuan në hapësirë 4 510 objekte, një rekord që pritet të tejkalohet këtë vit.

Pjesën më të madhe të satelitëve në orbitën e ulët e përbëjnë pajisjet e rrjetit “Starlink”, që zotërojnë më shumë se dy të tretat e tyre.

Ndërkohë, Elon Musk ka paraqitur një kërkesë për të lëshuar deri në një milion satelitë gjatë viteve të ardhshme, me synimin për të krijuar qendra të të dhënave dhe inteligjencës artificiale në hapësirë.

Zgjerimi i këtyre rrjeteve ka ngritur shqetësime në komunitetin shkencor.

Astronomët paralajmërojnë se satelitët krijojnë një formë të re të ndotjes së dritës, pasi gjurmët e tyre ndriçuese shfaqen në fotografitë e teleskopëve tokësorë, duke penguar vëzhgimin e yjeve, galaktikave dhe objekteve të tjera kozmike.

  • Disa studiues paralajmërojnë se, nëse zgjerimi vazhdon me ritmet aktuale, vëzhgimi i Rrugës së Qumështit dhe i yjeve të largët mund të bëhet gjithnjë e më i vështirë. /Ad.Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.