FOTO/ Protestuesit lënë Ministrinë e Arsimit, marshim drejt Kryeministrisë, mes tyre edhe Greta Thunberg! Tentojnë dhe Komi
Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke lënë pas godinën e ministrisë.
Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, qytetarët kanë vijuar protestën në formë marshimi drejt selisë së qeverisë.

Marshimi po zhvillohet pa incidente apo përplasje me policinë, ndërsa efektivët vijojnë të jenë të pranishëm për të monitoruar situatën.


Mes marshuesve ka qenë edhe aktivistja Greta Thunberg, që u pa mes të rinjve, teksa prej disa ditësh i është bashkuar protestës.


Tubuesit tentuan te hynin te rruga “Mine Peza” me synim Komisariatin nr. 3, por Policia bëri kordon të trefishtë dhe i devijoi.

Protestuesit hodhën parulla të shumta që më 28 Nëntor të mblidhen në Tiranë për tubimin e paralajmëruar.

Të bllokuar nga Policia, ata ndërruan itinerarin, duke u kthyer pas dhe kaluar nga “Rruga e Kavajës”, ku qarkullimi u bllokua përkohësisht për shkak të marshimit.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.