☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 73.11 ▲2.38%
ARI 4,083 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $63,148 ▼ -1.28% ETH $1,788 ▼ -0.88% XRP $1.0800 ▼ -1.34% SOL $76.6600 ▼ -0.09%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.11 ▲2.38 % ARI 4,083 ▼0.76 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.11 ▲2.38 % ARI 4,083 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Zbulohen kuazarët që shtojnë misteret e universit

– Astronomët kanë zbuluar 31 kuazarë tepër të lashtë, përfshirë dy më të vjetrit e njohur deri më sot, një zbulim që po shton misterin mbi mënyrën se si universi u zhvillua kaq shpejt në fazat e tij më të hershme.

Vëzhgimet u kryen me teleskopin hapësinor “Euclid “të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe tregojnë se këto objekte ekzistonin vetëm rreth 670 milionë vjet pas Shpërthimit të Madh (Big Bang), kur universi kishte vetëm 5% të moshës së tij aktuale, sipas Reuters.

Kuazarët janë ndër objektet më të ndritshme dhe më energjike në univers.

Ata krijohen kur një vrimë e zezë supermasive në qendër të një galaktike tërheq sasi të mëdha gazi dhe pluhuri.

Ndërsa kjo lëndë bie drejt vrimës së zezë, nxehet në temperatura ekstreme dhe lëshon një dritë aq të fortë sa mund të tejkalojë ndriçimin e gjithë galaktikës që e rrethon.

Dy kuazarët e sapozbuluar shkëlqejnë me një ndriçim rreth një trilion herë më të madh se ai i Diellit.

Sipas autorit kryesor të studimit, Daming Yang nga Observatori i Leidenit në Holandë, një kuazar është “bërthama flakëruese e një galaktike”.

Edhe pse vetë vrimat e zeza nuk lëshojnë dritë, graviteti i tyre tërheq gazin dhe pluhurin përreth, të cilët rrotullohen drejt qendrës dhe nxehen aq shumë sa bëhen burime jashtëzakonisht të fuqishme rrezatimi.

Dy kuazarët më të hershëm i përkasin periudhës së njohur si “epoka e rionizimit” ose “agimi kozmik”.

Në atë kohë universi ishte shumë më i vogël, më i dendur dhe i mbuluar nga një mjegull hidrogjeni neutral.

Ishte periudha kur yjet, galaktikat dhe vrimat e para të zeza nisën të ndriçonin dhe gradualisht e shndërruan universin në mjedisin transparent që njohim sot.

Studiuesit thonë se zbulimi shton një problem të madh ende të pazgjidhur në astrofizikë. Vrimat e zeza që fuqizojnë këta kuazarë besohet se kanë masa qindra miliona ose edhe miliarda herë më të mëdha se ajo e Diellit.

Megjithatë, universi në atë kohë ishte shumë i ri që objekte kaq gjigante të kishin pasur kohë të formoheshin sipas teorive aktuale.

Astrofizikani Joseph Hennawi, bashkautor i studimit, theksoi se ekzistenca e këtyre vrimave të zeza supermasive në një epokë kaq të hershme tregon se ato ose kanë lindur tashmë me masa shumë të mëdha përmes një mekanizmi ende të panjohur, ose janë rritur me një ritëm shumë më të shpejtë sesa parashikojnë modelet ekzistuese.

Sa më thellë që astronomët shikojnë në të kaluarën e universit, aq më i vështirë bëhet shpjegimi i këtij fenomeni.

Në vitet e fundit, teleskopë si “James Webb” dhe “Euclid” kanë zbuluar se universi i hershëm ishte shumë më i zhvilluar sesa mendohej.

Përveç galaktikave tashmë të formuara, ai përmbante edhe vrima të zeza gjigante aktive, duke sfiduar modelet tradicionale të evolucionit kozmik.

Teleskopi “Euclid”, i lëshuar në hapësirë në vitin 2023 për të studiuar energjinë e errët dhe materien e errët, po ofron gjithashtu të dhëna të vlefshme për historinë e hershme të universit.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi i 31 kuazarëve të lashtë shënon fillimin e një epoke të re studimesh, duke u dhënë mundësi astronomëve të kuptojnë më mirë se si lindën dhe u zhvilluan vrimat e para supermasive të zeza në univers./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.