☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,724 ▲0.84%
DOW 52,104 ▲0.2%
NASDAQ 26,575 ▲1.67%
NAFTA 97.65 ▼1.38%
ARI 4,164 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,446 ▲ +1.55% ETH $2,417 ▲ +1.58% XRP $1.3093 ▲ +2.76% SOL $105.1500 ▲ +2.92%
S&P 500 7,724 ▲0.84 % DOW 52,104 ▲0.2 % NASDAQ 26,575 ▲1.67 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,164 ▼0.42 % S&P 500 7,724 ▲0.84 % DOW 52,104 ▲0.2 % NASDAQ 26,575 ▲1.67 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,164 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur afatin e aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të mund të përfitojnë subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi është hapur më 19 tetor 2026 dhe do të jetë i mundur deri më 31 mars 2027.

Aplikimi bëhet përmes platformës shtetërore eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, përmes këtij linku.

Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në program. Aplikimi duhet të bëhet nga një anëtar i familjes dhe mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

Familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Ministria ka bërë të ditur se subvencionimi fillon nga muaji kur aplikimi aprovohet dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për këtë arsye, familjeve të interesuara u rekomandohet të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë nga mbështetja për periudhën sa më të gjatë të mundshme.

Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit do të verifikohen nga institucionet përkatëse. Ministria paralajmëron se deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të çojë në refuzimin e aplikimit ose në detyrimin për kthimin e mbështetjes së përfituar.

Detajet mbi kriteret e përfitimit janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë ministrinë përmes adresës elektronike subvencion.energjia@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 038-200-27-277.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.