☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 73.87 ▼2.82%
ARI 4,344 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,926 ▼ -3.02% ETH $1,729 ▼ -3.8% XRP $1.1660 ▼ -4.49% SOL $71.0100 ▼ -3.91%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.87 ▼2.82 % ARI 4,344 ▼0.86 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.87 ▼2.82 % ARI 4,344 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Hapja e garës për Kryeprokuror, KPK kërkon proces transparent dhe me meritë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit realizohet në përputhje me kornizën kushtetuese dhe ligjore, përmes propozimit nga KPK dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Në një njoftim zyrtar, KPK thekson se procesi i nisur në vitin 2022 nuk ka rezultuar me emërim të përfunduar.

“Propozimi i vitit 2022 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka rezultuar në emërim, pasi nuk është nxjerrë asnjë dekret presidencial, emërimi nuk është finalizuar dhe asnjë kandidat nuk ka fituar të drejtën për ushtrimin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

KPK thekson se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbetur pa mandat të plotë që nga prilli i vitit 2022.

“Kjo situatë e zgjatur ka krijuar pasiguri institucionale dhe ligjore, duke ndikuar në funksionimin, efikasitetin dhe kredibilitetin e sistemit prokurorial”, thuhet më tej.

Këshilli thekson se nevoja për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë është nënvizuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Sipas KPK-së, “nevoja për një proces të rregullt, transparent, të bazuar në meritë dhe të zhvilluar në kohë është theksuar vazhdimisht në raportet e Komisionit Evropian për Kosovën për vitet 2023, 2024 dhe 2025”.

Po ashtu, KPK përmend edhe qëndrimet e Bashkimit Evropian në kuadër të MSA-së, ku thuhet se “procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të zhvillohet brenda afateve të arsyeshme dhe në përputhje me agjendën e reformave”.

Në njoftim citohen edhe partnerët ndërkombëtarë.

Zyra e BE-së, sipas KPK-së, ka theksuar se “procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i drejtë, transparent dhe i bazuar në meritë”, ndërsa Ambasada e SHBA-ve ka deklaruar se “procesi duhet të jetë objektiv, transparent dhe i bazuar në meritë”.

Edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka theksuar nevojën për “një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë”, ndërsa ajo e Gjermanisë ka shprehur “zhgënjim me procesin e mëparshëm të përzgjedhjes”.

Në të njëjtën linjë, OSBE ka deklaruar se “do ta monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes”.

KPK përmend edhe organizatat e shoqërisë civile, përfshirë IKD-në, GLPS-në, FOL-in, INPO-n dhe KDI-në, të cilat kanë kërkuar “një proces të ri, të ligjshëm, transparent dhe të bazuar në meritë”.

Në fund, KPK sqaron se propozimi i vitit 2022 nuk do të përdoret më për emërim.

“Ky sqarim nuk përbën anulim të konkursit të vitit 2022, nuk paragjykon asnjë kandidat dhe nuk ndikon në të drejtën e kandidatëve të kualifikuar për të marrë pjesë në procedurën e re”, thuhet në njoftim.

KPK njofton se konkursi i ri është i hapur deri më 10 qershor 2026 dhe fton të gjithë prokurorët që plotësojnë kushtet ligjore të aplikojnë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.