☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.17 ▲1.27%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,537 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.44% XRP $1.3286 ▲ +2.24% SOL $103.0400 ▲ +3.04%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj sulmon Kurtin: U tha amerikanëve ‘i uli pantallonat’

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Albin Kurti, i bëri thirrje që të mos heqë tarifat ndaj mallrave serbe të vendosura në vjeshtën e vitit 2018, të cilat u pasuan me pezullimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Letra e zotit Haradinaj, i cili ndodhet në Uashington, pasoi paralajmërimet e kryeministrit Kurti për zëvendësimin e tarifave me masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Kurse në një intervistë për RTK, Haradinaj tha se Kurti u ka premtuar amerikanëve se do e heqë taksën nëse do e ndihmojnë në përballjen me Haradinajn.

“Përshtypja më jepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin. Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna deri aty. Me shku me thanë i deshi pantollonat veç me mbroni prej Ramushit. Jemi tu i bo dëm vendit e jo mue”, ka thënë Haradinaj.

“Pushteti i ri në Prishtinë ka mobilizuar shumë pa-kurrizorë gjoja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa. S’po të vjen marre more… të ka dhunu gra, t’ka djegë të madh e të vogël e t’i ka prishë vorret… po do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi…”.

Ish-kryetari i Qeverisë ka thënë se i lutet Kurtit në emër të sakrificës që ka bërë për Kosovën që të mos e heqë taksën.

“Ai ka një sakrificë për Kosovën. Ne emër të asaj sakrifice i bëjë thirrje të mos e heqë taksën se ka me met deshë, cullak. Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë me mbetë deshë”, ka shtuar tutje.

Haradinaj ka thënë se reciprocitetin ia ka ofruar menjëherë Serbia pasi e kishte vendosur taksën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.