☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.50 ▲1.6%
ARI 4,057 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,360 ▲ +1.83% ETH $2,362 ▲ +2.08% XRP $1.3257 ▲ +1.65% SOL $102.6200 ▲ +2.51%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.50 ▲1.6 % ARI 4,057 ▼0.43 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.50 ▲1.6 % ARI 4,057 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky kërkon më shumë raketa “Patriot” për Ukrainën

KIEV, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka lëshuar më shumë se 100 raketa balistike drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit, dhe rajonit përreth brenda dy javësh, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur sektorin tonë energjetik, infrastrukturën dhe logjistikën. Detyra është jashtëzakonisht e vështirë. Fatkeqësisht, ka pasur edhe viktima”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Presidenti ukrainas përsëriti thirrjen drejtuar partnerëve ndërkombëtarë për të furnizuar Ukrainën me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, me qëllim mbrojtjen nga sulmet ruse me raketa balistike.

“Nëse mbështetja e partnerëve tanë për Ukrainën do të mbetej po aq e fortë, veçanërisht sa i përket sistemeve ‘Patriot’ dhe kapaciteteve të tjera të mbrojtjes ajrore, Ukraina do të ishte në një pozicion krejtësisht të ndryshëm, shumë më të mirë edhe nga pikëpamja diplomatike”, deklaroi ai.

Zelensky theksoi se furnizimet po përballen me kufizime të konsiderueshme dhe se dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore po vonohen.

“Dua të falënderoj të gjithë partnerët që na ofrojnë mbështetjen në kohë. Por, fatkeqësisht, ka edhe vonesa”, u shpreh presidenti ukrainas.

Gjatë ditëve të fundit, Zelensky është ankuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk po dërgojnë raketat që kishin premtuar dhe për të cilat ishte kryer pagesa. Ai bëri të ditur gjithashtu se pret që në muajin nëntor të zhvillohen bisedime trepalëshe mes përfaqësuesve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

Presidenti Zelensky nënvizoi se Evropa duhet të jetë pjesë e çdo përpjekjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Ukraina ka këmbëngulur gjithmonë se Evropa duhet të jetë e pranishme dhe të ketë fjalën e saj në vendimmarrje. Dhe kjo, meqë ra fjala, vlen për të gjithë Evropën. Askush nuk duhet të përjashtohet nga procesi”, përfundoi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.