☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.50 ▲1.6%
ARI 4,057 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,360 ▲ +1.83% ETH $2,362 ▲ +2.08% XRP $1.3257 ▲ +1.65% SOL $102.6200 ▲ +2.51%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.50 ▲1.6 % ARI 4,057 ▼0.43 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.50 ▲1.6 % ARI 4,057 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Klan Kosova i përgjigjet AGK-së për largimin e shtatë gazetarëve, kërkon rishqyrtim të reagimit

Klan Kosova ka reaguar ndaj deklaratës së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), lidhur me largimin nga puna të shtatë gazetarëve të portalit klankosova.tv, duke kundërshtuar paraqitjen e rastit si çështje të angazhimit jashtë orarit pa kompensim.

AGK-ja kishte shprehur shqetësim për largimin e gazetarëve Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi, duke thënë se, bazuar në deklaratat publike dhe komunikimet me ta, largimet erdhën pas kërkesës për angazhim shtesë gjatë zhvillimit të një spektakli televiziv, pa kompensim adekuat.

Në reagimin e saj, Klan Kosova thotë se mosmarrëveshja lidhet me organizimin e mbulimit të formatit televiziv “Big Brother VIP Kosova”, të cilin e cilëson si pjesë të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së kompanisë.

Sipas televizionit, për angazhimet jashtë orarit të rregullt të punës është paraparë pagesë shtesë, praktikë që, sipas tij, zbatohet që nga edicioni i parë i këtij formati.

“Edhe punonjësve të portalit, menaxhmenti ua ka sqaruar shprehimisht, edhe përmes komunikimit me shkrim, se asnjëherë nuk është kërkuar punë jashtë orarit të rregullt dhe as nuk është refuzuar kompensimi nëse një angazhim i tillë do të kërkohej”, thuhet në reagimin e Klan Kosovës.

Televizioni ka bërë të ditur se mosmarrëveshja ka të bëjë me kërkesën e disa punonjësve të portalit për pagesë shtesë gjatë orarit të rregullt të punës. Sipas tij, kjo kërkesë është paraqitur në prag të nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Klan Kosova e ka kundërshtuar edhe mënyrën se si AGK-ja e ka trajtuar rastin, duke e cilësuar reagimin e Asociacionit si të nxituar dhe të njëanshëm. Sipas televizionit, qëndrimi i AGK-së është publikuar pa u shqyrtuar komunikimi me shkrim dhe pa u dëgjuar në mënyrë të mirëfilltë versioni i kompanisë.

“Klan Kosova është e gatshme t’ia vërë në dispozicion Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës komunikimin me shkrim dhe dokumentacionin përkatës, duke respektuar privatësinë e personave të përfshirë”, thuhet në reagim.

Kompania i ka kërkuar AGK-së ta rishqyrtojë qëndrimin mbi bazën e fakteve të verifikueshme dhe të korrigjojë publikisht çdo deklarim që, sipas saj, krijon një pasqyrë të pasaktë ose të njëanshme të rastit.

Në reagimin e saj fillestar, AGK-ja kishte shprehur solidaritet me shtatë gazetarët e larguar dhe u kishte ofruar mbështetje, përfshirë ndihmë ligjore.

Asociacioni u kishte bërë thirrje Klan Kosovës dhe mediave të tjera që të respektojnë Ligjin e Punës dhe të garantojnë të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.