Ekonomia

Harito në Forumin e Parisit: Shqipëria rol lider në Ballkan për ndërlidhjen dixhitale

Shqipëria me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe BE-së ka marrë një rol lider ne Ballkan në drejtim të ndërlidhjes dixhitale. Deklarata është bërë nga ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, gjatë Samitit të tretë për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet sot në Paris.

Duke marrë fjalën gjatë Forumit për Inovacionin Dixhital dhe Teknologjitë e reja, ministrja Harito bëri një ekspoze të plotë të zhvillimeve në drejtim të realizimit të Axhendës Dixhitale në Shqipëri.

Ajo u ndal veçanërisht në iniciativën e ndërmarrë nga Shqipëria me mbështetje të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe BE-së për zhvillimin e projektit rajonal për broadband-in, si instrument për hapjen e vendeve të reja të punës për rininë.

Ministrja theksoi rëndësinë e axhendës dixhitale për zhvillimin e ekonomisë dhe impaktin pozitiv në reduktimin e kostove, përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarin dhe biznesin. Gjithashtu ajo e vuri theksin tek rëndësia e ndërlidhjes rajonale për zhvillimin e shërbimeve ndërkufitare si domosdoshmëri për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e objektivave të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020.

Samiti i tretë për Ballkanin Perëndimor po mbahet sot në Paris si një takim i nivelit të lartë i nisur me procesin e Berlinit në 2014, i vazhduar me samitin e Vjenës në vitin 2015, me qëllimin për të mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar bashkëpunimin rajonal nëpërmjet iniciativave konkrete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button