Kronika
Harta e sigurisë: Shqipëria “jeshile”, në listën e vendeve të sigurta për britanikët
Ministria e Jashtme britanike publikoi raportin vlerësues dhe udhëzuar të radhës për qytetarët e saj që duan të vizitojnë apo të udhëtojnë për punë në vende të ndryshme të botës.
Në hartën e publikuar nga britanikët Turqia është vendi që nuk konsiderohet më si një vend i sigurtë për qytetarët britanikë dhe faktorët janë të shumtë, sipas Foreign Office.
Ndërkohë, Shqipëria përfshihet në listën e vendeve të sigurta për britanikët.
Veç vendeve të Amerikës së Veriut, të sigurta vlerësohen edhe vendet e Amerikës Latine, ndërkohë që të pasigurta konsiderohen vendet e Afrikës Qendrore dhe Veriore dhe pjesa më e madhe e vendeve në Azi, përjashto Kinën.