🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,782 ▲ +1.21% ETH $2,289 ▲ +1.65% XRP $1.2802 ▲ +2.47% SOL $93.3800 ▲ +1.77%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

HARTA e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, 25 vatra në 24 orë: Aksion me 365 forca dhe 4 helikopter�

Rrezikshmëria e zjarreve në Shqipëri mbetet e lartë dhe orë pas ore shfaqen edhe vatra të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar.

Aktualisht, 5 vatra mbeten aktive, ndërsa një zonë vijon të jetë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës, ndërsa njofton se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale. Në mbështetje të tyre kanë vepruar edhe 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Krujë vijon operacioni në zonat Abaze dhe Krastë–Halil. Ndërhyrja nga ajri me helikopterë ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar. Ndërkohë, në Drenie, Patos, është evidentuar një riaktivizim i zjarrit në thellësi të pyllit dhe ekipet vijojnë ndërhyrjen për izolimin e tij.

Në Tiranë, në zonën e Priskës së Madhe, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës, e cila aktualisht nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet vijon operacioni në malin e Nëmerçkës, në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë. Edhe kjo vatër nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarret në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë janë shuar plotësisht. Zona e Dajtit vijon të mbahet nën monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin e operacioneve në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.