🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▼0.71%
ARI 4,575 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,758 ▲ +4.3% ETH $2,319 ▲ +1.27% XRP $1.2573 ▲ +11.89% SOL $87.5000 ▲ +0.95%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▼0.71 % ARI 4,575 ▲0.08 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▼0.71 % ARI 4,575 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu: Brenda Këshillit Prokurorial po bëhen pazare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias.

Ajo ka thënë para mediave se ky komision nuk mbështet propozimin për rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ajo shpjegoi se Komisioni e sheh si të preferueshme një reduktim të anëtarëve të KPK në shtatë, duke argumentuar se zgjerimi i numrit të anëtarëve mund të sjellë vështirësi në zgjedhjen dhe funksionimin e tyre, si dhe theksoi rëndësinë e pavarësisë kushtetuese të Këshillit.

“Komisioni i Venecias nuk e përkrahë rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kjo për disa arsye, vështirësitë që Kuvendi mund t’i ketë t’i zgjedhë pra një numër aq të madh të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, poashtu mundësitë e tona kushtetuese, faktin që gjithë këta anëtarë zgjedhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend, ashtu siç parasheh Kushtetuta jonë”, tha Haxhiu.

Tutje ajo theksoi se brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës po bëhen pazare.

“Ende pa nisur procesi, dihen emrat kush do të jetë ku. Kjo nuk është demokratike, është veprim i grupeve të interesit, pazareve brenda Këshillit për t’i mbajtur në ato pozita edhe më gjatë. Konsideroj se këto janë veprimet e fundit të KPK-së sepse reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë”, është shprehur ajo.

Në deklaratën e saj, Haxhiu bëri të ditur se diskutimi i hapur dhe demokratik ndërmjet prokurorëve dhe anëtarëve jo-prokurorë është thelbësor për pavarësinë e institucionit dhe theksoi se sfidat aktuale që përballet Këshilli Prokurorial dëshmojnë nevojën për reforma të menjëhershme.

Ajo gjithashtu kritikoi opozitën për pengimin e vazhdimtë të reformave në sektorin e drejtësisë, duke nënvizuar se bashkimi i mendjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është jetik për të siguruar suksesin e këtyre reformave esenciale për qytetarët e vendit.

“Opozita në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi edhe përkundër faktit se shumë herë e kam theksuar se mund të kemi dallime të shumta në çështje të ndryshme, politikave ditore, ideologjike, konceptuale etj, por për reformën në drejtësi, duke qenë se është e rëndësishme për qytetarët e Republikës, do të duhej që të ishin të bashkuar”, u shpreh Haxhiu

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.