☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▲0.54%
DOW 51,962 ▼0.08%
NASDAQ 26,407 ▲1.02%
NAFTA 97.28 ▼1.76%
ARI 4,181 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,266 ▲ +0.98% ETH $2,410 ▲ +0.57% XRP $1.3048 ▲ +1.68% SOL $104.7100 ▲ +1.76%
S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,962 ▼0.08 % NASDAQ 26,407 ▲1.02 % NAFTA 97.28 ▼1.76 % ARI 4,181 ▲0.01 % S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,962 ▼0.08 % NASDAQ 26,407 ▲1.02 % NAFTA 97.28 ▼1.76 % ARI 4,181 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu dekoron komandant Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Çlirimit ka dekoruar komandant Adem Shehin me “Urdhrin e Lirisë”.

“Nga Farka e Tiranës, Adem Shehi erdhi në Kosovë në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nevojë për njerëz që dinin ta kthenin vullnetin në rend, guximin në qëndresë dhe luftëtarin e ri në ushtar të përgatitur”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, ai solli dijen e oficerit, përvojën e ushtrisë dhe seriozitetin e njeriut që e kupton peshën e detyrës.

“Para se të hynte drejtpërdrejt në luftë, ai ndihmoi në organizimin dhe stërvitjen e qindra vullnetarëve e ushtarëve të UÇK-së. Më pas, si komandant i Brigadës 153 ‘Hyzri Talla’ në Zonën Operative të Llapit, u bë pjesë e forcimit të njësive që vepruan në Llap e Gollak”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se si shumë oficerë e vullnetarë nga Shqipëria, ai e dinte se kur Kosova ishte në rrezik, kufiri nuk mund të ishte arsyetim për të qëndruar larg.

“Ky nderim është për shërbimin e tij, për dijen e vënë në punë, për rrezikun e marrë mbi vete dhe për atë rreshtim shqiptar që në orët e vështira i doli zot Kosovës. Mirënjohje komandant Adem Shehit dhe të gjithë atyre që i dhanë Kosovës dije, armë, besë dhe jetë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.