VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Nj
Grupe të rinjsh kanë vandalizuar sot një nga veprat e artit që qëndronte në zonën e Zogut të Zi në Lezhë.
Grupe të rinjsh hipën sipër konstelacionit (monumentin) e librit “Lahuta e Malësisë” të At Gjergj Fishtës dhe nisën ta shkatërronin apo kthenin në një “lisharese” apo karusel.
Analisti Martin Leka ka ironizuar me sarkazëm të thellë këto pamje, duke i cilësuar një “turp e faqe të zezë”.
“Njëherë ia zhduku eshtrat regjimi komunist, tani po ja lëkundin njerëz pa din e iman, “Homerit” tonë At’ Gjergj Fishta! Sa turp e faqe e zezë”, shkruan analisti në postimin e tij, që e shoqëron edhe me pamjet e vandalizmit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.