IZRAEL- Benny Gantz tërhiqet nga zgjedhjet tetë ditë para votimit
TEL AVIV, 19 tetor /ATSH-ANSA/ – Benny Gantz, kreu i partisë izraelite “Kaltër dhe Bardhë”, ka njoftuar tërheqjen e tij dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme, por do të vazhdoj të luftoj për unitet,” deklaroi ai.
“Është e vetmja zgjidhje që mund të parandalojë një katastrofë tjetër dhe të mbrojë Izraelin përballë të gjitha sfidave, qofshin ato të brendshme apo të jashtme”, theksoi ai.
Ndonëse Gantz kishte thënë vazhdimisht se do ta vazhdonte fushatën e tij, sondazhet e fundit treguan një rënie të mbështetjes për të, duke rritur rrezikun që ai të mos arrijë të kalojë pragun zgjedhor prej 3,25%.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.