Peshëngritje, Ertjan Kofsha i dhuron Shqipërisë medaljen e parë të artë
Ertjan Kofsha shkëlqen në Kampionatin Europian të të rinjve dhe moshës deri në 23 vjeç në peshëngritje që po zhvillohet në Durrës.
Peshëngritësi shqiptar është shpallur kampion Europe në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 167 kg. Kofsha ngriti 200 kg në shtytje, pa arritur që të marrë medalje në këtë stil.
Gjithsesi me 367 kg të ngritur në total, peshëngritësi shqiptar u shpall nën—kampion Europe në dygarësh.
Ertjan Kofsha i dhuron Shqipërisë edhe 2 medalje të tjera në këtë Kampionatin Europian dhe të parën medalje të artë në këtë event.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.