☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.29 ▼0.62%
ARI 4,580 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,048 ▲ +5.49% ETH $2,326 ▲ +3.23% XRP $1.2692 ▲ +14.93% SOL $87.6600 ▲ +2.65%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.29 ▼0.62 % ARI 4,580 ▲0.2 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.29 ▼0.62 % ARI 4,580 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu: Drejtësia dha përgjigje të fortë për krimin mizor ndaj Liridona Ademajt

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt, duke e cilësuar vendimin si një përgjigje të merituar ndaj një krimi që tronditi vendin.

“Sot, me dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt, drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi të rëndë që tronditi mbarë vendin”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo theksoi se përpjekjet për ta fshehur krimin e kanë rënduar edhe më shumë rastin.

“Përpjekja e të dënuarve për ta fshehur vrasjen pas skenarëve të rremë vetëm sa e rëndoi edhe më shumë këtë akt mizor”, u shpreh ajo.

Haxhiu shtoi se asnjë vendim nuk mund ta kthejë viktimën pranë familjes, por theksoi rëndësinë e drejtësisë.

“Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj… por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë”, deklaroi ajo.

Në reagimin e saj, ajo vuri theks edhe te lufta kundër femicidit.

“Lufta kundër femicidit kërkon vigjilencë të përhershme, institucione të forta dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës,” tha Haxhiu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.