☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,542 ▼2.31%
DOW 51,640 ▼1.34%
NASDAQ 25,248 ▼3.58%
NAFTA 104.40 ▲2.35%
ARI 3,889 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,011 ▼ -4.68% ETH $2,235 ▼ -4.34% XRP $1.2393 ▼ -3.86% SOL $94.2400 ▼ -6.55%
S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,640 ▼1.34 % NASDAQ 25,248 ▼3.58 % NAFTA 104.40 ▲2.35 % ARI 3,889 ▼3.54 % S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,640 ▼1.34 % NASDAQ 25,248 ▼3.58 % NAFTA 104.40 ▲2.35 % ARI 3,889 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu: I kemi numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, partitë të arrijnë zgjidhje për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje partive parlamentare që të arrijnë një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Haxhiu në një konferencë për media tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.

Ajo nënvizoi se LVV-ja i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ndërkaq u bëri thirrje partive parlamentare që të arrijnë një zgjidhje për çështjen e presidentit.

“Spekulimeve që po planifikojnë një raund të ri zgjedhor unë do t’i përgjigjesha me ftesën e tyre për takime serioze dhe për diskutime se si të tejkalojmë situatën aktuale. Është e vërtetë se LVV-ja i ka numrat për Kuvend dhe Qeveri. Por mos i harroni akuzat që na bënin partitë politike në të kaluarën se pse u ngutët me konstituim dhe qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam konsideruar se nëse ngutemi thonë pse u ngute, nëse nuk ngutem pse nuk u ngute. Asnjëherë nuk u bie taman”, shtoi ajo.

Haxhiu nuk tregoi nëse ajo personalisht do të jetë kandidate e LVV për kryetare të Kuvendit.

“Sa i përket asaj se a do të jem unë kandidate për kryetare të Kuvendit, kjo i takon fituesit, LVV-së. Është në përgjegjësinë e tyre se kush do të jetë kandidati apo kandidatja për kryetar të Kuvendit. Seanca konstituive është caktuar më 6 gusht dhe aty do të dihet se kush do të jetë kandidati nga LVV-ja”, potencoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.