☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.81 ▼4.14%
ARI 3,912 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,045 ▲ +0.29% ETH $2,293 ▲ +1.47% XRP $1.2547 ▲ +0.42% SOL $94.4900 ▼ -0.18%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.81 ▼4.14 % ARI 3,912 ▲0.33 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.81 ▼4.14 % ARI 3,912 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu kërkon përfshirjen e Prokurorisë Speciale në hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Hetimi i vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë e zyrtarëve institucionalë, përfshirë veprimet dhe mosveprimet e tyre. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar që në këtë rast të angazhohet Prokuroria Speciale.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka bërë të ditur se është në proces të konstituimit Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili do të shqyrtojë të gjitha procedurat dhe rrethanat që lidhen me vrasjen e Arlindës.

Ajo ka theksuar se do të jetë në dispozicion të plotë të këtij komisioni, ndërsa ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë të paraqiten dhe t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të tij.

“Si kryetare e Kuvendit, do të jem në dispozicion të plotë për të trajtuar kërkesat që Komisioni Hetimor ka dhe unë pres të gjithë zyrtarët që do të jenë në listën e dëshmitarëve të këtij komisioni, që të vijnë dhe t’i përgjigjen kërkesave të Komisionit Hetimor”, ka deklaruar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka vlerësuar se hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm në rrethanat e vrasjes, por duhet të shqyrtojë edhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë pasur për detyrë ta mbrojnë viktimën.

“Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për të bërë hetime në raport me veprimet dhe mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar në rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekaj”, është shprehur ajo.

Sipas Haxhiut, përfshirja e Prokurorisë Speciale është e rëndësishme për shkak se në këtë rast mund të jenë të përfshirë zyrtarë të niveleve të ndryshme institucionale, përfshirë kryeprokurorë, prokurorë, zyrtarë policorë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Ajo ka sqaruar se Komisioni Hetimor Parlamentar do të shërbejë si mekanizëm shtesë për zbardhjen e rastit dhe se në përfundim do të përpilojë një dokument me gjetjet e tij, të cilin do t’ia përcjellë prokurorisë përgjegjëse.

“Komisioni Hetimor është vetëm një mekanizëm shtesë që do të përpilojë në fund dokument për këtë rast dhe do ta drejtojë në prokurorinë përgjegjëse, uroj që ajo të jetë Prokuroria Speciale”, ka përfunduar Haxhiu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.