☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.22 ▼0.7%
ARI 4,577 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,388 ▲ +5.45% ETH $2,333 ▲ +3.26% XRP $1.2678 ▲ +14.58% SOL $87.8500 ▲ +2.77%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▼0.7 % ARI 4,577 ▲0.13 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▼0.7 % ARI 4,577 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu takon kryesuesin e KPK-së, kërkon përshpejtim të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale të sistemit prokurorial, reformat në drejtësi dhe sfidat institucionale.

“Sot prita në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, z. Arian Gashi, me të cilin diskutuam për arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend”, ka deklaruar Haxhiu.

Në fokus të diskutimeve, ka qenë edhe nevoja për përshpejtimin e reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe përmbyllja e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka theksuar Haxhiu.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për çështjet që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë buxhetin, infrastrukturën dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Po ashtu folëm edhe për nevojat buxhetore, infrastrukturën, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional,” është shprehur Haxhiu.

Në përmbyllje të takimit, ajo ka riafirmuar përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e pavarësisë institucionale në vend.

“Riafirmova përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës,” ka thënë ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.