☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.44 ▼0.74%
ARI 4,190 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,192 ▲ +1.02% ETH $2,721 ▲ +0.63% XRP $1.5200 ▲ +1.29% SOL $120.9400 ▼ -0.41%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.44 ▼0.74 % ARI 4,190 ▲0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.44 ▼0.74 % ARI 4,190 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu u bënë thirrje protestuesve jashtë Kuvendit: Ruajeni qetësinë, dhuna e dëmton kauzën

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve që po qëndrojnë para Kuvendit për shkak të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore.

Haxhiu tha se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se ajo duhet të respektohet.

“E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë, por edhe me legjislacionin në fuqi dhe si e tillë duhet të respektohet plotësisht”, tha Haxhiu.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo iu drejtua protestuesve me kërkesën që të shmangin çdo formë dhune.

“Ju bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës, sepse besoj të gjithë pajtohemi se dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve tanë”, deklaroi ajo.

Haxhiu rikujtoi se Kuvendi tashmë e ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Kuvendi e votoi në parim projektligjin, madje si pikë të parë të kësaj seance”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu përsëriti thirrjen për qetësi dhe protestë paqësore.

“Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të ruajnë qetësinë dhe që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore”, u shpreh Haxhiu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.