☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.73 ▲0.32%
ARI 4,152 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $84,052 ▼ -2.07% ETH $2,615 ▼ -3.62% XRP $1.4663 ▼ -2.4% SOL $118.4100 ▼ -1.65%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▲0.32 % ARI 4,152 ▼0.84 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▲0.32 % ARI 4,152 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu uron presidenten Shiroka-Pula: Kuvendi përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar akademiken Justina Shiroka Pula për detyrën e presidentes, ndërkaq theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se për të ishte nder që të ushtronte detyrën e presidentes në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale.

“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, shkruan Haxhiu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.