☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.69 ▲0.76%
ARI 4,058 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,048 ▼ -0.52% ETH $2,059 ▼ -1.78% XRP $1.0597 ▼ -1.94% SOL $84.0900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.69 ▲0.76 % ARI 4,058 ▲0.69 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.69 ▲0.76 % ARI 4,058 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Heqja apo refuzimi i vizave, Ambasada e SHBA: 170 zyrtarë, në “listë të zezë”

Plot 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të cilët janë përfshirë në afera korruptive, iu është mohuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë sqaron për Top Channel se, ajo i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion, e për këtë arsye do të vijojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.

“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të vitit 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, e familjarëve të tyre. Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe familjeve të tyre, nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Emrat e zyrtarëve të refuzuar nuk bëhen të ditura nga Ambasada amerikane. Debati për refuzimin e vizave nga Ambasada amerikane u rikthye në vëmendjen e opinionit publik një javë më parë, kur kryeministri Edi Rama aludoi se Sali Berishës i është ndaluar udhëtimi për në Amerikë.

Të parët që mësuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin futur në një “listë të zezë” ishin njerëzit e drejtësisë. Atyre iu anuluan apo refuzuan vizat. Lista doli në publik, ndërsa vettingu më pas konfirmoi vërtetësinë e vendimit amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.