Politika
Heqja e mandatit, Këshilli i Mandateve shqyrton nesër kërkesën e PD për deputeten Leskaj
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrton nesër kërkesën e grupit parlamentar për heqjen e mandatit të deputetes Valentina Leskaj. Mbledhja do të mbahet para nisjes së seancës plenare.
Kërkesa që u depozitua në Kuvend nga PD me 27 tetor, vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, ç’ka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.
Sipas PD ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.