☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Heqja e “Non Gratës” për Berishën, Arbër Hitaj: Zhvillim pozitiv për Shqipërinë, por diçka nuk shkon..

Gazetari Arbër Hitaj ka folur në Review lidhur me heqjen e statusit “Non Grata” për Sali Berishën, të cilin Hitaj e quan një zhvillim pozitiv.

“Ndërsa për të folur për non grata-n e zotit Berisha, është një zhvillim shumë i fortë, shumë pozitiv për atë personalisht, sepse në radhë të parë edhe ne si shqiptarë, kur ai që ka emrin ish-kryeministri, shpallesh non grata dhe pengim i demokracisë, është një lajm i rëndë për atë që ka qenë në krye të vendit për tetë vite”, tha ai.

Hitaj ndër të tjera ngre pyetje sa i përket transparencës së fondeve të përdorura për lobim në SHBA.

“Ky është hapi i parë dhe vlerësimi i parë. Por vlerësimi i dytë është: A ka patur transparencë në ato pagesa që janë bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Sepse janë paguar miliona dollarë nga një individ i cili thuhet që e bëri për bamirësi, ishte një patriot i vërtetë, dhe këto lekë nuk i dha për të ndërtuar një spital apo për të ndërtuar një rrugë, por këto para u shpenzuan që të kishte lobim në Uashington për çështjen e zotit Berisha. Këtu nuk shkon”, thekson Hitaj.

Sipas tij, fakt mbetet se janë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të ndikuar te vendimmarrja amerikane.

“Nëse zoti Rama në mënyrë hipotetike ka harxhuar 10 milionë dollarë që zoti Berisha të shpallej non grata, zoti Berisha ka harxhuar të paktën 30 milionë dollarë që t’ia heqin non gratan.

Pra gjithsesi, në fund të ditës, ajo që dimë e sigurt është që Partia Demokratike ka harxhuar shumë para për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Arbër Hitaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.