Banesa përfshihet nga flakët e mëdha në Himarë, digjet e gjitha (VIDEO)
Kjo është një nga banesat e përfshira nga zjarri i fuqishëm në Himarë. Banesa është përfshirë e gjitha nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.
Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Në video duken pamjet e frikshme, teksa flakët u afrohen me shpejtësi banesave të tjera në zonë.
Ndërkohë, banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.