☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.22 ▼0.09%
ARI 4,477 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,792 ▼ -2.55% ETH $2,455 ▼ -2.36% XRP $1.4010 ▼ -4.8% SOL $101.7900 ▼ -3.29%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjenc

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës, duke shkaktuar një situatë tepër kritike për shkak të afërsisë së flakëve me zonat e banuara dhe përkeqësimit nga era e fortë. Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji” dhe në zonën e By-Pass-it të qytetit, duke djegur sipërfaqe të tëra me pemëtari. Dyshohet se të paktën një banesë është dëmtuar tashmë nga flakët, ndërsa ekziston rreziku real që zjarri të kapërcejë rrugën kryesore e të afrohet drejt zonës së Potamit.

Për shkak të përmasave të krizës, në ndihmë të forcave vendore janë angazhuar me urgjencë ekipe zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi, të cilëve u janë bashkuar edhe mjaft banorë të zonës. Operacioni po vijon në kushte të vështira për shkak të natës dhe erës, ndërsa vëmendja kryesore mbetet te krijimi i perimitrit mbrojtës rreth shtëpive dhe pronave private.

Përballe kësaj situate kritike, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e menjëhershëm të qytetarëve.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën”, apelon Tavo, duke kërkuar nga banorët të ruajnë qetësinë, të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kërkojnë ndihmën e policisë, zjarrfikësve apo urgjencës mjekësore.

Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë, autoritetet vendore kanë vënë në dispozicion numrat e kontaktit të emergjencës në terren:

  • +355 69 600 0200
  • +355 69 260 4355
  • +355 69 478 6723
  • +355 69 726 6533
  • +355 69 252 1907
  • +355 68 240 6302
  • +355 69 539 2571
  • +355 69 580 3899
  • +355 69 323 7130
  • +355 69 463 6213

VIDEO E SIGURUAR NGA JAVANEWS:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.