⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.57 ▲1.33%
ARI 4,220 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,807 ▼ -0.71% ETH $2,695 ▼ -1.81% XRP $1.5091 ▼ -0.62% SOL $119.6200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.57 ▲1.33 % ARI 4,220 ▲0.97 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.57 ▲1.33 % ARI 4,220 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kronika

Historia prekëse e Jonit me Kombëtaren, nga kimioterapia në fushë me Asllanin

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, Burim Gashi ka rrëfyer historinë prekëse të djalit të tij, Jonit, i cili, pas një sfide të rëndë shëndetësore, gjeti forcë dhe motivim te mbështetja e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Duke qenë se Joni është një tifoz i zjarrtë i Kombëtares, Gashi rrëfeu momentin kur i ka shkruar Federatës Shqiptare të Futbollit për të kërkuar mundësinë që lojtarët e Kombëtares të takoheshin me të ose të kishin një kontakt. Ai theksoi se përgjigjja nga FSHF-ja ishte e menjëhershme, pasi brenda tre orësh mesfushori Kristjan Asllani i dërgoi një video motivuese.

“Ne jemi nga Kosova, vijmë nga Prishtina, por që 30 vite jetoj në Gjermani dhe Joni është i lindur dhe i rritur në Gjermani. Joni ka qenë që para sëmundjes një tifoz i flaktë për kombëtaren tonë. Edhe në ato momente shumë të vështira kur Joni u diagnostikua me kancer në tru, atëherë u desh të shtrohej në operacion urgjent. Në ato momente të vështira, goca e dytë i shkoi mendja t’i shkruajë Kombëtares. Tha se djali i do shumë dhe mbasi të kalojë operacionin do të gëzohet shumë kur të shohë Asllanin ose të tjerët t’i urojnë ose të flasin për Jonin.

I kishte shkruar Federatës Shqiptare, të cilën e falënderoj jashtëzakonisht me zemër, pasi kanë bërë një punë shumë të mrekullueshme për mua dhe familjen time.

Brenda pak minutave na e kthyer përgjigjen: “Patjetër do ta bëjmë!” Me një shpejtësi të madhe, Asllani u paraqit pas tre orësh dhe dërgoi videon e tij, e cila na bëri të gjithëve emocionalë.

Joni filloi të qante menjëherë, aq shumë u bë emocional. Megjithatë, për këtë arsye e bëmë atë lutje te Federata, sepse donim ta bënim të lumtur. Federata e Shqipërisë u paraqit jashtëzakonisht për ne si familje”, u shpreh ai.

Sakaq, Gashi theksoi se lojtarët e Kombëtares nuk e ndërprenë kontaktin me Jonin aty, duke shtuar se Federata e ftoi atë të merrte pjesë në një ndeshje, e cila ishte përballja me Bjellorusinë.

“Nuk ishte vetëm ajo ditë, ata vazhduan të bëhen pjesë e familjes sonë gjatë gjithë rrugëtimit. Na kanë mbështetur gjatë tërë kohës duke na pyetur se si është Joni. Ne ndërkohë u kemi kërkuar edhe një video nga Asllani më vonë për ta motivuar edhe pak më shumë Jonin, dhe na dërguan videot e të gjithë lojtarëve. Ajo ishte kënaqësi e madhe për ne. Joni ishte jashtëzakonisht i lumtur, ishte një moment shumë emocional.

Papritur morëm një mesazh nga Federata që donin ta ftonin Jonin për një ndeshje. Vendosëm të vinim për ndeshjen me Bjellorusinë. Unë jam tepër i habitur se çfarë respekti na kanë bërë. Jam pa komente, jam njeriu më i lumtur që kisha mundësinë t’i shoh për së afërmi dhe të përjetoj atë respekt e kënaqësi kaq të madhe nga Federata jonë.

Unë s’mund t’i shpërblej, por Zoti i shpërbleftë në mënyrën më të mirë e më të bukur. Janë çuna të mrekullueshëm, kanë bërë një gjest human sikur të ishte vëllai i tyre, jo thjesht një tifoz. S’kam komente. Zoti i ruajtur, vetëm përpara me shëndet e fitore”, u shpreh babi i Jonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.