☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,809 ▲0.57%
DOW 51,623 ▲0.76%
NASDAQ 27,353 ▲0.59%
NAFTA 91.22 ▼0.3%
ARI 4,217 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,768 ▲ +2.43% ETH $2,493 ▲ +3.35% XRP $1.3864 ▲ +3.32% SOL $109.8900 ▲ +2.17%
S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,623 ▲0.76 % NASDAQ 27,353 ▲0.59 % NAFTA 91.22 ▼0.3 % ARI 4,217 ▲1.43 % S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,623 ▲0.76 % NASDAQ 27,353 ▲0.59 % NAFTA 91.22 ▼0.3 % ARI 4,217 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi

Emigracioni i parregullt nuk mund të luftohet pa bashkëpunim rajonal dhe zgjerim të mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar.

Ky ishte mesazhi që përcolli Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë tryezës për zgjerimin e Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt, të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Hita propozoi që Greqia dhe Bosnjë-Hercegovina t’i bashkohen Task Forcës si anëtare me të drejta të plota, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, migracioni i parregullt lidhet ngushtë me veprimtarinë e grupeve kriminale, trafikimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve, pastrimin e parave dhe forma të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Task Forca është më shumë se një mekanizëm bashkëpunimi. Është një shembull konkret i asaj që mund të arrijmë kur informacioni, ekspertiza dhe veprimi operacional i vendeve tona bashkohen në kohë”, u shpreh Hita.

Ai vlerësoi gjithashtu rezultatet e Task Forcës Shqipëri–Mbretëri e Bashkuar, e ngritur në vitin 2023 dhe më pas e zgjeruar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke theksuar se operacionet e përbashkëta, shkëmbimi i informacionit dhe hetimet e koordinuara kanë forcuar goditjen ndaj grupeve kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.