🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,036 ▲ +0.19% ETH $2,240 ▼ -0.16% XRP $1.1581 ▼ -0.29% SOL $89.6100 ▼ -0.18%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hita takohet me Gregor Erb: Bashkëpunim Shqipëri–Gjermani në luftën kundër krimit të organizuar

Delegacioni nga Departamenti për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë për Ndihmën Policore, z. Gregor Erb, zhvilloi një vizitë në ambientet e DPPSh-së, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita.

Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i planifikimit të mbështetjes që BKA-ja gjermane ofron për Policinë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore.

Gjithashtu, u diskutua harmonizimi i këtij bashkëpunimi me projekte të tjera policore të Bashkimit Europian në rajon.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi BKA-në dhe Policinë gjermane për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe theksoi se lufta kundër krimit global kërkon aleanca të forta dhe koordinim të qëndrueshëm ndërkombëtar. Drejtori shprehu bindjen se ky takim do të shërbejë për koordinimin më efikas të projekteve të përbashkëta, identifikimin e prioriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Më tej, Drejtor Hita rikonfirmoi vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Policinë gjermane dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në funksion të goditjes së krimeve globale.

Nga ana e tij, Gregor Erb, në emër të BKA-së dhe delegacionit gjerman, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mikpritjen dhe e uroi për detyrën.

Gjithashtu, ai garantoi Drejtorin për mbështetjen e Policisë së Shtetit nga BKA-ja dhe agjencitë ligjzbatuese gjermane, përmes projekteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe me trajnime dhe pajisje moderne, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen profesionale të strukturave të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.