Politika

Hoffman, apel të rinjve: Mos lini vendin!

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann u tregua sërish i prerë në fjalën e tij drejtuar shqiptarëve, kur tha përpara një grupi të rinjsh se shteti gjerman mirëpret vetëm punonjësit e kualifikuar, por nuk njeh azilin ekonomik.

“Thirrja ime është mos e lini vendin tuaj sepse nuk ka emigrantë ekonomikë, të gjithë ata që kanë shkuar në Gjermani do të kthehen. Do të hapim tregun e punës në mënyrë të fuqishme për të gjithë ata që vijnë nga Ballkani Perëndimor, por punësimi mund të realizohet vetëm nëse të rinjtë shkojnë në Gjermani në mënyrë të pavarur, kërkojnë punë, lidhin kontratë me biznesin, kthehen në Shqipëri dhe kërkojnë leje pune pranë ambasadës sonë këtu. Kjo është mundësia e vetme. Përndryshe, nuk funksionon”, tha Hoffman.

Ambasadori Hoffman i sugjeron të rinjve shqiptarë të orientohen drejt arsimit profesional, si një garanci më shumë për punësim. E kur thotë këtë, sjell si shembull Gjermaninë: “Në Shqipëri ka një orientim të fuqishëm drejt arsimit akademik. Në Gjermani ka një përvojë pozitive përsa i përket arsimit profesional dhe shpresoj që Shqipëria të bëjë progres emergjent në këtë drejtim, pasi ka më shumë nevojë për këtë.  Nëse shoh përreth, vë re se Shqipëria ka potencial dhe mundësi të panumërta për zhvillimin e arsimit profesional”.

Apeli i ambasadorit gjerman drejtuar të rinjve shqiptarë u bë në prezantimin e studimit “Rinia Shqiptare 2015” nga Fondacioni “Friedrich Ebert”. Referuar rezultateve të studimit, 59.8% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë jashtë vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button