🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▲2.16%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,647 ▲ +4.73% ETH $2,320 ▲ +2.23% XRP $1.2543 ▲ +13.08% SOL $87.7800 ▲ +1.76%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Holanda dhe Luksemburgu thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel kanë kërkuar që të ulen tensionet në veri të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti, të dy liderët theksuan nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Mark Rutte deklaroi se nuk duhet të drejtohet gishti tek fajtori për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Kosova e Serbia duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së.
“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori. Dëshirojmë të ndihmojmë dhe të kthehemi tek hapat e tjerë. Në shkurt, kemi pasur një marrëveshje dhe po punojmë për të gjithë hapat. Sipas Serbisë Kosova nuk ka zbatuar gjithçka për të cilën është zotuar, dhe e anasjellta. Keni bërë premtime të dyja palët. Besoj çështja më kryesore dhe e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit”, tha ai.
Pas takimit me kryeministrin Kurti, ai shtoi se Holanda është e gatshme të ndihmojë Kosovën.
“Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi. Isha shumë i lumtur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë. Që atëherë tensionet janë ngritur dhe duhet të fokusohemi në çështjen e deeskalimit. Procesi edhe pse i mërzitshëm, duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë te përpiktë. Deeskalimet duhet të jenë nga dyja palët. Jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Është në interes të të gjithëve”, tha ai.
Edhe kryeministri i Luksemburgut u shpreh se duhet të fillohet të punohet në udhërrëfyesin e BE-së.
“Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Unë do të përkrah Kurtin dhe Osmanin, Vuçiç e Bernabiç që t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së.
Kryeministri Kurti tha se është e nevojshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.
“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi Marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe Aneksin e zbatimit të 18 marsit, për të cilën dëshirojmë të zbatohet pa vonesa dhe pa kushte.
Demokracitë solidarizohen me njëra-tjetrën përballë autokracive, prandaj progresi demokratik i Kosovës është një mundësi jo vetëm për shtetin dhe shoqërinë tonë, por edhe për Bashkimin Evropian që të çojmë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.