☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,514 ▲ +1.19% ETH $2,111 ▲ +1.68% XRP $1.4145 ▲ +1.74% SOL $88.1800 ▲ +1.39%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Holandë, sot vendimi për Radovan Karaxhiç

Gjyqi ndaj Radovan Karaxhiç, ish-Presidentit serb të Bosnjës dhe komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, pritet të mbyllet sot (e enjte) në Gjykatën Kriminale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Karaxhiç përballet me burg të përjetshëm pasi mbi të rëndojnë 11 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, deportim, terror dhe sulme të paligjshme kundër civilëve.

Ish-lideri serbo-boshnjak përballet edhe me akuzën për gjenocid, për vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica, kur forcat etnike serbe ekzekutuan pengjet.

Karaxhic, që qëndroi në arrati për 13 vjet pasi u akuzua në 1995, po ashtu përballet edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën më shumë se 5 mijë civilë.

Ai u arrestua në një autobus në periferi të Beogradit në korrik të vitit 2008, ku kishte jetuar duke u maskuar si një doktor i mjekësisë alternative. Karaxhiç kishte rritur flokët, kishte lënë mjekër dhe kishte vendosur syze për të mos u njohur.

Pas arrestimit, u ekstradua në Holandë për t’u përballur me gjykatësit e Hagës. Ai është munduar pa sukses ta vonojë gjyqin e tij ndërkohë që ka tentuar të rrëzojë edhe akuzat me pretendimin se ish-ndërmjetësi amerikan për paqen, Ricard Hollbruk, i kishte ofruar atij imunitet në vitin 1996 nëse largohej nga jeta publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.