Kronika

Hollanda nuk do t’u japë më para, azilkërkuesve shqiptarë

Shqiptarët, të cilët nuk kanë marrë azil në Hollandë, nuk do të marrin më 200 euro për të rriturit dhe 40 euro për fëmijë kur të largohen. Kështu raporton e përditshmja Volkskrant.

Klaas Dijkhoff, Ministri i ri i Sigurisë, tha për gazetën se ai e ka hequr këtë tarifë dhe vendimi ka efekt të menjëhershëm.

“Shqipëria është një vend i sigurtë”, tha ai. “Ne duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka kuptim të kërkosh azil këtu.”

Ai pohoi se qindra shqiptarë dhe gjithashtu njerëz nga Serbia dhe ballkani perëndimor kërkojnë azil në Hollandë duke e ditur se do të refuzohen, megjithëse ata mund tëp resin këtu për një vendim për 8 muaj.

Dijkhoff, të cilin gazeta e përshkruan si një gjaftohtë, ka thënë për radio Nos se ai është duke synuar një pozicion lideri në parti ose kabinet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button