roze

“Hollivudi është racist”

Chris Rock, prezantuesi me ngjyrë i edicionit të 88 të çmimeve Oscar, akuzoi Hollivudin për racizëm në monologun hapës të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve ditën e dielë.

“A është Hollivudi racist? Është që ç’ke me të!”, tha komediani i famshëm, i cili iu referua faktit se çdo aktor i nominuar për çmim ishte i bardhë, për të dytin vit radhazi.

“Pse po protestojmë ne njerëzit me ngjyrë? Në 88 edicione ka pasur 70 raste të tjera kur nuk ka pasur aktorë me ngjyrë të nominuar. Pse pikërisht tani? Pse nuk protestonim në vitet ’60? Jua them unë: sepse atëherë kishim gjëra më serioze për të protestuar. Ishim shumë të zënë duke u përdhunuar dhe linçuar, nuk na e ndjente për kinematografi. Kur gjyshen tënde e sheh të varur në pemë, nuk e ke mendjen se kush e fitoi çmimin e dokumentarit të shkurtër të huaj”, tha Rock.

Ja zgjidhja e Chris Rock në mënyrë që edhe aktorët me ngjyrë të vlerësohen me Oscar: “Vini një kategori për ne. Siç ndani aktorë meshkuj dhe aktorë femra, bëni edhe një kategori për të zinjtë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button