Horoskopi për datën 28 tetor 2014
Askush nuk mund t’ju marrë asgjë pa dëshirën tuaj! Ndaj sot mbroni interesat tuaja, pa përdorur shumë edukatën. Para se të bëni pazar hidhuani mirë sytë kuletës edhe për ditët më pas.
Demi
Mundohuni të largoni prej vetes kujtimet dhe eksperiencat e këqija dhe shpresoni për gjëra të reja dhe të bukura. Për këtë do t’ju ndihmojë Hëna dhe Jupiteri. Mos u kapni me miqtë, sepse nuk do të jeni në humor të mirë.
Binjakët
Nëse nuk do të mësoni nga gabimet e së shkuarës do ta keni shumë të vështirë për të ecur përpara. Do të keni shumë nevojë për përkujdesje dhe përkëdhelje, sepse nuk po kaloni një periudhë të mirë në dashuri.
Gaforrja
Shumë pak herë jeni ndier kështu siç do të ndiheni sot: do të keqkuptoheni pothuajse me të gjithë. Qëndroni me këmbë në tokë. Do të mësoni një të vërtetë të hidhur, por mos u dekurajoni.
Luani
Nëse ju pëlqejnë gjërat e ndërlikuara së shpejti do të “kënaqeni”, sepse do të përballeni me një situatë tepër të vështirë për zgjidhje. Në dashuri çdo gjë do të shkojë në vendin e vet.
Virgjëresha
Kjo do të jetë një ditë e rëndësishme për ata që duan të ecin përpara me projekte konkrete. Në dashuri, pritja po bëhet e tejzgjatur. Do të jeni të paduruar dhe të patolerueshëm sot. Gjeni kohë për veten.
Peshorja
Mos e rimendoni më një vendim që e keni marrë prej kohësh. Lirohuni nga të gjitha mendimet negative dhe nisni një rrugë të re. Flisni me një mik të besuar. Bëjini ndonjë gjest dashurie partnerit/partneres tuaj.
Akrepi
Mos jini përtac, por bëni pak gjimnastikë dhe përpiquni gjithmonë që të lëvizni. Shëtisni në këmbë. Do të keni mendime shumë të kundërta me ndonjë shok, shoqe ose koleg pune. Mos u bazoni te thashethemet.
Shigjetari
Shpresoni për një të nesërme më të mirë. Në çështjet ligjore do të jeni shumë fatlumë sot. Perspektiva të mira për disa beqarë të cilët mund të takojnë më në fund njeriun e tyre të jetës.
Bricjapi
Sot do të dini të shfrytëzoni mundësitë për një ndryshim të jetës tuaj. Jepuni këshilla të mira personave që ju rrethojnë. Dikush do të mundohet që t’ju fitojë besimin.
Ujori
Nëse po jetoni një histori ekstra, sot është rasti që të pyesni veten nëse ia vlen të vazhdoni më tej dhe të rrezikoni të ardhmen tuaj! Ditë e duhur për të programuar momente relaksi.
Peshqit
Faluni kënaqësi personave që keni pranë dhe që keni për zemër. Mos i hidhni në plehra ato që keni ndërtuar deri më tani! Mos u grindni me partnerin për motive të kota. Jini të durueshëm. Gjërat do të rregullohen vetë.