🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.17 ▲0.51%
ARI 4,397 ▼1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,618 ▲ +0.44% ETH $1,913 ▲ +0.35% XRP $1.0006 ▼ -0.01% SOL $76.9500 ▲ +1.57%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.17 ▲0.51 % ARI 4,397 ▼1.71 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.17 ▲0.51 % ARI 4,397 ▼1.71 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Marrëdhëniet mes vendeve tona mbështeten te Evropa, siguria dhe investimet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Tiranë me ish-presidentin e Francës, François Hollande. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi takimin si një kënaqësi të veçantë, duke theksuar se gjatë bisedës u shkëmbyen mendime mbi rolin e Francës në të ardhmen e Evropës dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti.

Sipas ministrit, vizita e Hollande në Shqipëri përbën një tregues të marrëdhënieve të forta dhe dinamike mes dy vendeve, të cilat vijojnë të forcohen në fusha me interes të përbashkët. Hoxha nënvizoi se marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë mbështeten në vlera dhe objektiva të përbashkëta, duke veçuar integrimin evropian, sigurinë dhe investimet si shtyllat kryesore të bashkëpunimit dypalësh. Ai vlerësoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të ngushtë me Francën në funksion të zhvillimit dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.

“Kënaqësi e veçantë të prisja në Tiranë ish-Presidentin francez, François Hollande. Shkëmbyem mendime mbi rolin e Francës në të ardhmen europiane. Vizita e Hollande, pasqyrim i marrëdhëieve dypalëshe dinamike. Marrëdhëniet francë-shqipëri bazohen te evropa, siguria dhe investimet”, shkruan Hoxha.

Hollande ka nisur një vizitë në Shqipëri me ftesë të studentëve të Kolegjit të Evropës në kampusin e Tiranës. Ai është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës. Me këtë vizite dy ditore do të zhvillojë disa takime me përfaqësuesit edhe shqiptarët, të ndruara rastin në punën e anëtarëve të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.