⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,606 ▲1.13%
DOW 52,144 ▼0.17%
NASDAQ 25,528 ▲1.84%
NAFTA 88.16 ▲2.46%
ARI 4,013 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,988 ▲ +1.15% ETH $2,076 ▲ +2.74% XRP $1.0728 ▲ +3.16% SOL $84.8600 ▲ +3.36%
S&P 500 7,606 ▲1.13 % DOW 52,144 ▼0.17 % NASDAQ 25,528 ▲1.84 % NAFTA 88.16 ▲2.46 % ARI 4,013 ▼0.43 % S&P 500 7,606 ▲1.13 % DOW 52,144 ▼0.17 % NASDAQ 25,528 ▲1.84 % NAFTA 88.16 ▲2.46 % ARI 4,013 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha pritet nga zëvendëskryeministrja Orban: Hungaria rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán.

Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e fortë të Hungarisë, si dhe për rolin e saj si një zë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, përfshirë edhe përmes Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor.

“Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë”, deklaroi Hoxha.

Ministri u ndal edhe në forcimin e karakterit ekonomik të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

“Ramë dakord se sfida e radhës është t’u japim këtyre marrëdhënieve edhe më shumë përmbajtje ekonomike dhe njerëzore: më shumë tregti dhe investime, lidhje më të forta energjetike, më shumë turizëm dhe bashkëpunim më të thellë në arsim dhe kulturë. Bizneset hungareze kanë tashmë një prani të rëndësishme në Shqipëri, por potenciali për të bërë më shumë është i konsiderueshëm”, tha Hoxha.

Sot, shtoi Ministri, është përgjegjësia jonë të ndërtojmë më shumë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona.

Hoxha dhe Orban shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë rajonale dhe evropiane.

Në fokus të takimit ishte edhe siguria energjetike dhe rëndësia e unitetit të Aleancës së NATO-s në një kohë kur Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.