☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Ministri Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kanë përfunduar procedurat tenderuese dhe është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Tetovë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Janë në vijim përgatitjet për fillimin e realizimit dhe në muajt e ardhshëm do të nisin aktivitetet ndërtimore në terren. Projekti kap vlerën mbi 30 milionë euro dhe duhet të përfundojë brenda një afati prej dy vitesh”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shtoi se me ndërtimin e stacionit të pastrimit në Tetovë, së bashku me projektet në Shkup, Veles dhe Shtip, rreth 75 për qind e territorit të shtetit do të mbulohet me sistem për pastrimin e ujërave të zeza, gjë që paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe cilësisë së ujërave./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.