Ekonomia

Huawei organizon samitin e Ditës Evropiane të Novacionit

Dje, në Ditën Evropiane të Novacionit, Huawei organizoi në Vjenë eventin e përvitshëm me temë “Novacioni për një Evropë të Qëndrueshme”. Diskutimi mbi qëndrueshmërinë u fokusua në sektorin e mjedisit, ekonomisë dixhitale dhe kultivimit të talenteve të reja. Qëllimi i aktivitetit ishte ofrimi i një platforme për industrinë e teknologjisë, partnerët lokalë, universitetet, platformat mediatike dhe qeveritë për të ndërvepruar e shkëmbyer ide.

Fjalën hapëse të eventit e mbajti ish-presidenti austriak Heinz Fischer duke thënë: “Shpresoj që Huawei do të japë kontribute të mëtejshme në drejtim të novacionit dhe zgjidhjeve të gjelbra për Austrinë. Le të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të kontribuar për një Austri dhe Evropë paqësore, të suksesshme dhe të bukur.”

Zëvendës Presidentja e  Huawei dhe anëtarja e bordit, Catherine Chen foli gjithashtu për qëllimin e kompanisë në organizimin e eventit: “Së bashku me partnerët tanë, ne do të nxisim përparimin e gjelbër në teknologji dhe novacionin për të krijuar një Evropë më të qëndrueshme”.

Eventi i këtij viti ishte i pari i këtij lloji që, përveç fjalimeve të zakonshme kryesore dhe diskutimeve në panel, përdori transmetimin e drejtpërdrejtë 5G për audiencën globale. Pjesë e agjendës ishte edhe demonstrimi i 5G-së së ofruar nga Huawei që i ofroi jo vetëm të pranishmëve por edhe audiencës jashtë vendit, një përvojë praktike të aplikacioneve 5G si minierat inteligjente apo lojërat virtuale.

Nisja e projektit Austria Tech4all Guardian: Teknologji për natyrën dhe mjedisin

Në Ditën Evropiane të Novacionit 2021, Huawei prezantoi disa nga projektet aktuale që janë pjesë e nismës së saj TECH4ALL. Ajo përfshin partneritetin e vazhdueshëm me OJQ Rainforest Connection (RFCx) që mbron biodiversitetin në Amazonë, OJQ-të greke që përdorin smartfonë të vjetër dhe inteligjencën artificiale për të mbrojtur kafshët e egra nga gjuetarët e paligjshëm. Përveç tyre, Huawei njoftoi fillimin e projektit të ri Tech4all Guardian në Austri, për të cilin do të punojë me Universitetin e Vjenës dhe RFCx në një projekt kërkimor në Liqenin Neusiedl në Parkun Kombëtar Seewinkel. Ky projekt do të përdorë sistemet inteligjente të softuerit të Huawei për të hulumtuar ndikimet e ndryshimeve klimatike në biodiversitet dhe për të zhvilluar masa të reja për mbrojtjen e mjedisit të bazuara në të dhëna.

Novacione të bazuara në 5G për një Evropë dixhitale: Bujqësia inteligjente me 5G dhe e ardhmja e saj

Si një promovues kryesor i digjitalizimit brenda tregut evropian gjatë 20 viteve të fundit, Huawei gjithashtu tregoi shumë zhvillime premtuese në sektorë të ndryshëm ekonomikë gjatë këtij samiti. Kjo përfshin punën për vendosjen e robotëve me fuqi 5G në spitalet e Vjenës dhe ndërtimin e portit të parë inteligjente 5G në Evropë, tërësisht i lidhur, përkatësisht në Hungari. Përfaqësuesi i DRONETECH Felix Müller u shpreh gjatë eventit mbi Projektin e Bujqësisë Inteligjente në Austri se: “Dronët dhe 5G janë e ardhmja e bujqësisë. Nëpërmjet tyre mund të fluturojmë mbi zona të mëdha shpejt dhe menjëherë duke parë se ku ka nevojë për pleh ose ujë në terren. Njëkohësisht mund të reduktojmë masivisht përdorimin e pesticideve. Ky është edhe synimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe projektit “Agjenda 2030.”

Seeds For Future: Programin i ri i bursave për promovimin e talenteve të reja

Zhvillimet në industri, qëndrueshmëria mjedisore dhe promovimi i talenteve të reja janë fokusi i këtij aktiviteti. President i Huawei për Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe Rajonin Nordik theksoi  se: “Një Evropë dixhitale duhet të ketë një fuqi të kualifikuar punëtore”. Bashkëpunimi ndërmjet kompanive dhe universiteteve është një mënyrë e mirë për ta arritur këtë. Ky bashkëpunim ndihmon për të çuar përpara shkencën, dhe gjithashtu mbështet zhvillimin e industrisë. Gjatë 10-të viteve te fundit, Huawei ka trajnuar më shumë se 30,000 profesionistë të TIK-ut në Evropë përmes programeve si ‘Seeds For Future.’ Në pesë vitet e ardhshme do të investojmë rreth 35 milionë euro në kultivimin e talenteve vendase ku nga ky program do të përfitojnë rreth 500 mijë persona.”

Përmes “Seeds For Future”, Huawei është zotuar të investojë 2.5 milionë euro që do t’u jepen studentëve të talentuar në Evropë për përmirësimin e aftësive të TIK-ut. Në këtë mënyrë, Huawei do të bashkëpunojë me universitetet më të mira në Evropë për të përmirësuar aftësitë dhe potencialin e brezit të ardhshëm të novatorëve evropianë.”

Përditësimet e Shërbimit Celular të Huawei: Programe që mbështesin novacionin e zhvilluesve

Ekosistemi i Shërbimeve Telefonike Huawei (HMS) ka vazhduar të forcojë pozicionin e tij muajt e fundit si ekosistemi i tretë më i madh celular në botë, duke i ardhur në ndihmë 5.1 milionë zhvilluesve të regjistruar që lidhen me mbi 730 milionë përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën.

Gjatë aktivitetit të sotëm, përfaqësuesi i Huawei riafirmoi angazhimin e kompanisë për frymën e bashkëpunimit në të gjitha fushat e risive teknike, duke shpallur programe të shumta mbështetëse që Huawei do i ofrojë globalisht për zhvilluesit e rinj.

Sot u shpallën gjithashtu edhe fituesit evropianë të Konkursit të Novacionit për aplikacionet e shërbimeve celulare. Konkursi u zhvilluar në mënyrë intensive midis 4000 ekipeve nga mbi 200 vende e rajone për të krijuar përvoja dixhitale pa ndërprerje, inteligjente, dhe novatore; si dhe për të eksploruar të ardhmen e inteligjencës digjitale. 600 nga këto ekipe konkurruan gjithashtu për çmimin “Tech Women”, kategori e re këtë vit që synon të mbështesë dhe inkurajojë më shumë gra të jashtëzakonshme në botën e teknologjisë për t’u dalluar më tej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button