⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Humbën gjatë natës në Karaburun, shpëtohen dy të miturit gjermanë nga ekipet e emergjencës (VIDEO)

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, raportohet se në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre.

Mësohet se, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Një tjetër operacion kërkim-shpëtimi është realizuar me sukses gjatë natës në Gadishullin e Karaburunit, falë ndërhyrjes së ekipit të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjisë në Shqipëri, në bashkëpunim me strukturat e Policisë.

Në orët e vona të natës, rreth orës 23:50, pas një sinjalizimi të përcjellë nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, është kërkuar ndihmë për dy të rinj 17-vjeçarë me shtetësi gjermane. Të rinjtë, të cilët ndodheshin duke eksploruar zonën e Gadishullit të Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk arrinin të gjenin rrugën e kthimit në mënyrë të sigurt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipi i Stacionit të Vlorës u nis drejt zonës së dyshuar dhe nisi kërkimet në terren. Pas disa orësh kërkimesh intensive, dy të rinjtë u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Ravena”.

Pasi u vlerësua gjendja e tyre shëndetësore dhe u asistuan me ujë të pijshëm dhe ushqime, nisi evakuimi i tyre në rrugë tokësore. Operacioni përfundoi me sukses rreth orës 04:30 të mëngjesit të 1 gushtit, kur dy të rinjtë iu dorëzuan Stacionit të Policisë Orikum.

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik në Shqipëri ka falënderuar të gjithë vullnetarët dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në operacion për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar.

Në fund, strukturat e shpëtimit përcjellin një apel për të gjithë turistët dhe aventurierët që planifikojnë të eksplorojnë zona të thella malore apo natyrore: planifikoni me kujdes itinerarin, informohuni paraprakisht për terrenin, pajisuni me mjetet e nevojshme dhe, kur është e mundur, shoqërohuni nga një guidë lokale ose një person që njeh mirë zonën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.