🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.65 ▲0.58%
ARI 3,932 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,025 ▼ -0.15% ETH $2,267 ▲ +0.36% XRP $1.2586 ▲ +0.61% SOL $92.1700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

HUNGARI – Andras Baka presidenti i ri i vendit

– Parlamenti i Hungarisë zgjodhi sot ish-kryetarin e Gjykatës Supreme, Andras Baka, në postin e presidentit të vendit, në një zhvillim të rëndësishëm politik pas ndryshimit të qeverisë dhe largimit nga pushteti të ish-kryeministrit Viktor Orban, sipas AP.

Baka u zgjodh në një votim të fshehtë me 140 vota pro dhe gjashtë kundër, ndërsa deputetët e partisë së djathtë ”Fidesz”, të drejtuar nga Orban, bojkotuan procesin e votimit.

Presidenti i zgjedhur pritet të bëjë betimin më 19 gusht.

Në Hungari, posti i presidentit është kryesisht ceremonial, por kreu i shtetit ka kompetencën të rikthejë ligjet në Parlament për rishqyrtim ose t’ia dërgojë ato Gjykatës Kushtetuese.

Pas zgjedhjes së tij, Baka tha se ndryshimet politike në vend nuk duhet të shndërrohen në një proces hakmarrjeje ndaj kundërshtarëve politikë.

Qeveria e kryeministrit Peter Magyar ka argumentuar se largimi dhe hetimi i disa zyrtarëve të emëruar gjatë qeverisjes së Orbanit është i nevojshëm për rikthimin e standardeve demokratike dhe forcimin e integritetit institucional.

Duke iu referuar periudhës 16-vjeçare të qeverisjes së Orbanit, Baka kritikoi performancën e katër qeverive të tij dhe e cilësoi polarizimin e thellë politik e shoqëror si një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Hungaria.

Megjithatë, ai theksoi se abuzimet e mundshme ligjore dhe financiare të së kaluarës duhet të hetohen dhe, kur është e nevojshme, të ndiqen penalisht, ndërsa institucionet demokratike duhet të rikthehen.

”Ky vend nuk mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët ndërsa qytetarët e tij e shohin njëri-tjetrin si armiq”, deklaroi Baka pas zgjedhjes.

Ai shtoi se ndryshimi politik nuk duhet të nënkuptojë që qytetarët të kenë frikë, të heshtin apo të ndihen të huaj në vendin e tyre./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.