Kronika

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Data 1 gusht,  shënon hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Kodit të ri të Procedurës Penale.

Kodi i Procedurës Penale parashikon rregullat e zhvillimit të procedimit penal në të gjitha fazat e tij, duke filluar nga hetimi, gjykimi, nxjerrja e vendimit dhe zbatimi i vendimit.

Ndryshimet e reflektuara në Kodin e Procedurës Penale kanë patur si synim që ta sjellin atë në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare ndërsa reflektohen edhe ndryshimet Kushtetuese dhe ligjet e tjera të miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi në fushën penale, si: Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Prokurorisë”, projektligjin për policinë gjyqësore, ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, projekt-ligji për miratimin e Kodit për të miturit, etj.

Një sërë ndryshimesh janë përfshirë në këtë kod që nga prezantimin e konceptit të viktimës si palë në procesin penal; garantimi i mbrojtjes së të drejtave të të miturit, duke trajtuar në mënyrë të veçntë çdo proces që lidhet me të; rritjen e të drejtave dhe mbrojtjes së të pandehurit në proces në përputhje me standardet më të mirandërkombëtare, duke futur konceptin e letrës së të drejtave, etj.; fuqizimin e rolit dhe pozicionit të prokurorit në drejtimin, kontrollimin dhe zhvillimin e hetimeve paraprake; kontrollin gjyqësor të veprimeve të prokurorit gjatë fazës së hetimeve paraprake; zhvillimin e gjykimit në mënyrë të pandërprerë; rritja e autoritetit të gjykatës në disiplinimin dhe zhvillimin normal të gjykimit penal; përfshirja e llojeve të reja të gjykimeve të posaçme që ndikojnë në gjykimin e shpejtë të çështjeve të thjeshta dhe ndihmojnë hetimin, si: urdhëri penal i dënimit dhe gjykimi me marrëveshje; ripërkufizimi i kompetencave të Gjykatës së Lartë në procesin penalpas ndryshimeve kushtetuese, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button