Ekonomia

Hyn ne fuqi Kodi i ri Doganor

Nga data 1 janar ka hyre ne fuqi Kodi i ri Doganor. Kodi i ri Doganor synon ndër të tjera dhe qartësimin në zbatim të procedurave, si për Operatorët Ekonomikë (bizneset) ashtu edhe për Administratën Doganore, përmirësimin, lehtësimin dhe thjeshtimin e rregullave dhe procedurave doganore, harmonizimin e vendimmarrjes, procedura më efikase doganore, unifikimin e një numër rregullash dhe praktikash të rëndësishme të cilat, deri më tani, mundet të jenë aplikuar rast pas rasti.
dogana2Kodi përfshin masa të cilat çojnë në kalimin në një mjedis doganor elektronik pa letër/paperless, si dhe dispozita për të futur proçedurat doganore për peratorët Ekonomikë të Autorizuar (“AEO”), duke përfshirë zhdoganimin e
centralizuar.
Garantimin e një ekuilibri midis detyrimit të autoriteteve doganore për të siguruar mirë aplikimin e legjislacionit doganor nga njëra anë dhe nga ana tjetër e të drejtës së operatorit ekonomik për t’u trajtuar në mënyrë të drejtë me anë të zgjerimit të mundësive të kontrollit për administratën doganore dhe të drejtës për apelim nga operatorët ekonomike kundrejt çdo vendimi të autoriteteve doganore duke parashikuar edhe tëdrejtën e çdo personi që të dëgjohet para se të merret një vendim i disfavorshëm për të.
Sigurisht që kjo e drejtë mund të kufizohet kur shkelja është e rëndë dhe cenon sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare dhe të qytetareve, shëndetin publik, faunën dhe florën dhe konsumatorët.
Mirë përcaktimin e të gjitha rasteve kur lind dhe vendin ku lind një borxh doganor me qëllim që të evitohen vështirësitë dhe zgjidhja juridike.
Përcaktimin e rregullave që zbatohen për regjime të veçanta duke mundësuar përdorimin e një garancie të vetme për gjithë këto rregjime dhe që kjo garanci globale të mbulojë shumë transaksione.
Garantimin e çlirimit të shpejtë të mallrave kur operatori ekonomik jep paraprakisht informacionet e nevojshme për kryerjen e kontrolleve bazuar në analizën e riskut. Duke patur parasysh këtu që Konventa e Kyoto-s e rishikuar parashikon që depozitimi, regjistrimi dhe kontrolli i deklaratës doganore mund të bëhet para mbritjes së mallrave.
Shkrirjen e regjimit të përpunimit aktiv me pezullim me atë të përpunimit nën kontrollin doganor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button